Në vitin 2020, gjatë shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, të ardhurat mesatare të punësimit në Bashkimin Europian janë ulur me 7 përqind në krahasim me vitin 2019.
Megjithatë, të ardhurat mesatare të disponueshme të familjes, si dhe at- shkalla e rrezikut të varfërisë mbeti e qëndrueshme, disa vende të BE-së shfaqin tendenca të ndryshme, shkruan Eurostat, transmeton portal arbresh.info
Ky informacion vjen nga vlerësimet e hershme mbi pabarazinë e të ardhurave në vitin 2020.
Humbjet në të ardhurat nga punësimi ishin kryesisht për shkak të rritjes së paparë të numrit të punëtorëve që mungonin nga puna ose orari i reduktuar i punës.
Megjithatë, transferimet dhe taksat e zakonshme të qeverive, si dhe politikat e përkohshme ndihmuan për të kompensuar humbjen e të ardhurave gjatë krizës së koronavirusit, ishin të disponueshme për familjet.
Këto skema të përkohshme luajtën një rol të rëndësishëm në stabilizimin e pagave dhe të ardhurave të familjeve, veçanërisht për ata me të ardhura më të ulëta.
Edhe pse njerëzit me të ardhura të ulta u prekën më shumë nga kriza e koronavirusit, këto skema ndihmuan për të kompensuar humbjet e tyre.
Në nivelin e BE-së, të ardhurat e disponueshme të familjeve si dhe niveli i rrezikut të varfërisë mbetën të qëndrueshme në vitin 2020, megjithatë situata ndryshonte në të gjithë shtetet anëtare të BE-së.
Krahasuar me vitin 2019, disa shtete të BE-së shfaqin rrezik të lartë të varfërisë për shkak të shkallës së ulët të papunësisë si pasojë e koronavirusit.
Vendet që shfaqin rrezikshmëri më të lartë janë Portugalia, Greqia, Spanja, Italia, Irlanda, Sllovenia, Bullgaria, Austria dhe Suedia.
Në gjysmën e vendeve anëtare të BE-së, niveli i rrezikut të varfërisë mbeti i qëndrueshëm gjatë vitit 2020, ndërsa rënie është shënuar vetëm në Estoni.
Përkundër fushatës së vaksinimit dhe një numri të lartë të të vaksinuarve, shumë vende në Bashkimin Europian janë duke u përballur me valën e katërt të pandemisë së koronavirusit për shkak të variantit Delta./arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...