Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova nisi fjalimin e saj me një rezyme që tregonte se si ka ardhur deri te themelimi i Dhomave të Specializuara.
Trandafilova bëri të ditur se gjykimi ndaj Sali Mustafit pritet të nis më 15 shtator. Ajo po ashtu bëri të ditur se edhe rasti tjetër ndaj Gucatit dhe Haradinajt pritet të nis deri ne fund të shtatorit. Ajo shtoi se kjo s’është shumë e sigurt, por ky është veç hamendësim i saj.
Sipas saj, Prokurori Special pretendon të paraqes 15 dëshmitarë në kë proces gjyqësor, ndërsa mbrojtja 16 dëshmitarë.
Kryetarja e Dhomave të Specializuara foli edhe për rastin e ish-Presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
“Janë dhjetë pika të akuzës ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit. Rasti i Pjetër Shala ende nuk dihet kur do të dal para panelit gjyqësor”, u shpreh Trendafilova./arbresh.info/
Fishkëllima brenda dhe protesta jashtë, kështu pritet Kryetarja e Gjykatës Speciale – Arbresh.info
Ka edhe të arrestuar në protestën kundër Gjykatës Speciale – Arbresh.info
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...