Google ADS

Termocentralet e qymyrit në Ballkanin Perëndimor ndotin ajrin më shumë sesa të gjitha 221 termocentralet e qymyrit në BE

10:37 | 7 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Qeveritë në të gjithë botën kanë dhënë rreth 20% ndihmë në financimin e projekteve të karburanteve fosile gjatë vitit 2019 dhe 2020, ndërsa shumë pak janë dhënë në programet për zvogëlimin e ndotjes së ajrit që shkaktohet pikërisht nga ato.

Ajri i ndotur është vrasësi më i madh mjedisor në botë, përgjegjës për të paktën 4 milionë vdekje të hershme në vit, transmeton portal arbresh.info

Guardian shkruan se vetëm 1 përqind e ndihmës globale të zhvillimit është përdorur për të trajtuar këtë krizë, sipas një analize nga Fondi i Ajrit të Pastër (CAF).

Ndotja e ajrit vret më shumë njerëz sesa HIV/AIDS, malaria dhe tuberkulozi së bashku, por çështje të tilla shëndetësore marrin shumë më tepër fonde, thuhet në raport.

Në krahasim me vitet e jetës së humbur, projektet për HIV/AIDS morën 34 herë më shumë financime, ndërsa programet e kequshqyerjes morën shtatë herë më shumë. Rritja e fondeve në nivele të ngjashme për të trajtuar ndotjen e ajrit do të shpëtonte shumë jetë, thanë ekspertët.

Ndotja e ajrit mund të na ndihmojë të gjejmë jashtëtokësorët, thotë NASA

Financimi për projektet e cilësisë së ajrit është gjithashtu shumë i shtrirë drejt vendeve aziatike me të ardhura të mesme, me kombet afrikane dhe latino-amerikane që marrin vetëm 15% të totalit, pavarësisht se kanë shumë qytete shumë të ndotura. Për shembull, Mongolia, e cila kishte rreth 2,260 vdekje të lidhura me ndotjen e ajrit në 2019, mori 437 milion dollarë nga 2015-2020, ndërsa Nigeria, e cila kishte 70,150 vdekje të hershme për shkak të ndotjes së ajrit mori vetëm 250,000 dollarë.

Ekspertja, Jane Burston e përshkroi situatën si të “tronditëse”, duke theksuar se “nivelet e ulta të financimit dhe nivelet kronike të larta të ndikimeve të shëndetit publik nga ana tjetër, tregojnë qartë se nevoiten më shumë financime rreth pastrimit të ajrit”.

Një raport tjetër ka zbuluar se një e treta e vendeve të botës nuk ka kufizime ligjore në ndotjen e ajrit, dhe se në ato vende që bëhet kjo, kufinjtë janë më të dobët se udhëzimet e OBSh-së.

Sipas raportit të Unep, në Kosovë, Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Maqedoninë Veriore dhe Malin e zi, rreth 12 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e ajrit të ndotur.

U zbulua se 18 termocentralet e qymyrit të Ballkanit Perëndimor lëshonin dy herë e gjysmë më shumë dioksid squfuri sesa të gjitha 221 termocentralet e qymyrit në BE së bashku./arbresh.info/

Të ngjashme