Autoritetet shëndetësore të Kilit e kanë miratuar vaksinën e kompanisë Sinovac për fëmijët mbi moshën 6-vjeçare.
Heriberto Garcia, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik, tha se institucioni e miratoi masën e re me pesë vota për dhe një kundër, shkruan The Guardian.
Tani, Ministria e Shëndetësisë duhet t’i përcaktojë datat dhe mekanizmat për fillimin e vaksinimit.
Miratimi i vaksinës për fëmijët mbi moshën 6-vjeçare ndodhi në kohën kur shteti i Amerikës Latine i ka vaksinuar plotësisht mbi tri të katërtat e të rriturve.
Universiteti Katolik i Kilit është duke kryer një studim me 4.000 fëmijë të moshës 3 deri 17-vjeçare për t’i studiuar efektet e vaksinës së kompanisë Sinovac në ta, por Garcia tha se ekspertët e institutit e morën vendimin duke u mbështetur në rishikimin e të dhënave nga laboratori i prodhuesit dhe në informatat e publikuara në revista shkencore.
Në Amerikën Latine, pak shtete e kanë miratuar përdorimin e vaksinës së kompanisë Pfizer vetëm te fëmijët mbi moshën 12-vjeçare. Sidoqoftë, Kina e ka miratuar përdorimin e vaksinave të Sinovac dhe Sinopharm për fëmijët mbi moshën 3-vjeçare./express/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...