Artistët dhe grupet muzikore për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ruajtjes së ambientit duhet të ndërrojnë avionët privatë me trena, ndërsa sugjerohet që në biletat e koncerteve të përfshihet edhe transporti publik falas.
Këto janë vetëm disa nga rekomandimet që po bëhen nga shkencëtarët në Universitetin e Mançesterit për të ndihmuar industrinë e muzikës të zvogëlojë emetimet e karbonit me qëllim të ndalimit të ndryshimeve klimatike, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Udhërrëfyesi për muzikën live u bazua në të dhënat e turneve të siguruara nga grupi Massive Attack.
Gjetjet po ndahen në të gjithë industrinë dhe, shpresohet, do të frymëzojnë miliona tifozë për të jetuar gjithashtu në mënyrë më të qëndrueshme.
Që nga viti 2019, shkencëtarët në Qendrën Tyndall për Hulumtimin e Ndryshimeve Klimatike kanë vëzhguar çdo detaj të turneut të fundit të Massive Attack.
Më pas, me të gjitha ato që kanë nxjerrë si përfundime ata kanë krijuar një udhërrëfyes për industrinë e muzikës.
Rekomandimet e tyre për “praktikat super të ulëta të karbonit” merren me mënyrën sesi duhet të punojnë muzikantët, tifozët, menaxherët e turneve dhe agjentët në mënyrë që rritja e ngrohjes globale të jetë e kufizuar në 1.5 gradë Celsius.
Sugjerimet mbulojnë mënyrën sesi lëvizin artistët, vendet ku ata luajnë dhe si i afrohen tifozët në ngjarje:
Prof Carly McLachlan nga Qendra Tyndall udhëhoqi hulumtimin dhe thotë “për të ndaluar ndryshimet klimatike gjatë muzikës live, duhet të filloni ta bëni atë që nga fillimi i një turneu”.
Raporti thotë se industria e muzikës duhet të paguajë për të kompensuar emetimet e karbonit kur zvogëlimi i tyre nuk ishte më i mundur.
Investimi në mënyra të reja të punës dhe teknologji të reja tingëllon shumë shtrenjtë, megjithatë mendimi është se zvogëlimi i emetimeve mund të zvogëlojë edhe kostot.
Prof McLachlan thotë “shumë nga këto elementë kanë të bëjnë me kursimin e energjisë dhe kjo mund të jetë një kursim i drejtpërdrejtë i parave për turneun.
Ndërsa, nëse kjo reflektohet apo jo në çmimet e biletave, është një histori tjetër./arbresh.info/
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...