Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka reaguar lidhur me deklarimet se po fshehën rastet e vdekjes nga Covid-19.
Në një reagim të ShSKUK-së, ndaj deklaratave të disa personave publik për një gjë të tillë thuhet se të gjitha rastet e vdekjes që ndodhim raportohen.
Postimi i plotë:
Në lidhje me deklaratat e zyrtarëve publikë se “po fshehen vdekjes në pandemi”, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, sqaron opinionin e gjerë se të gjitha rastet e vdekjeve që ndodhin brenda institucioneve të ShSKUK ( QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme) raportohen në mënyrë të rregullt, sipas procedurave të përcaktuara.
Secili rast i vdekjes që ndodhë në ShSKUK, raportohet menjëherë ( në kohë reale) nga mjeku qe konstaton vdekjen.
Raportimi bëhet në Qendrën Operative e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrën për Kontrollë dhe Parandalim të Sëmundjeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Këto të dhëna përpunohen nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe publikohen në një raport të plotë ditor, raporti përfshinë të dhënat për geupmoshat dhe qytetet.
ShSKUK fton të gjithë zyrtarët publikë që të kursehen nga deklaratat e pamatura të cilat vetëm se shkaktojnë panikë dhe konfuzion në popullatë./arbresh.info/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...