Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka folur për disa tema në një program komedie për “Lo Sotana”.
Spanjolli foli për kohën e Bartomeus, sezonin më të keq te Barcelona dhe disa tema të tjera.
Sezoni më i keq:“Vuajta më së shumti në sezonin e fundit të Guardiolas”.
Largimi:“Vitin e parë që debutova, ata më thanë se në moshën 34-vjeçare do luaja për Barcelonën, nuk do jepja një cent. Kam menaxhuar trupin tim për çdo gjë. Familja është çelësi. Shkojë sezon pas sezoni. Në ditën që e shoh që nuk jap çfarë kam dhënë, largohem”.
Bartomeu:“Nuk mund të them së është më i keqi. Por, ai do jetë aty. Jemi të gjithë fajtorë, por është e vërtet që klubi nuk ka shkuar ku katalunasit dëshiruan. Tani jam i emocionuar. Pesë ose 10 vitet e ardhshme do jenë shumë të mira te Barcelona”.
Messi:Joan Laporta na tregoi se është e pamundur ta regjistrojmë. Zbritja e pagës së kapitenëve regjistronte transferimet e reja, por jo Messin, të cilin e duam shumë, por duhet të vazhdojmë përpara.
Gjuha katalunase apo spanjolle:“Katalunja është shumë e mirë. Tani në klub duhet të flasësh në gjuhën katalunase. Në dhomën e zhveshjes janë disa që flasin gjuhën katalunase”.
Ndërkohë, në tre takimet e para në La Liga, Barcelona ka arkëtuar shtatë pikë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...