Google ADS

Shqipëri, 4 të vdkeur dhe 502 raste të reja me Covid19 gjatë 24 orëve

18:16 | 6 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 5991 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 502 qytetarë, në këto bashki: 173 raste në Tiranë, 74 në Fier, 31 në Shkodër, 29 në Durrës, 24 në Kavajë, 22 në Vlorë, 18 në Kamëz, 16 në Berat, 14 në Sarandë, 11 në Lushnje, 10 në Lezhë, 9 në Kurbin, 8 në Patos, nga 6 raste në Gramsh, Rrogozhinë, nga 4 raste në Pukë, Tropojë, Përmet, Peqin, nga 3 raste në Kukës, Krujë, Dibër, Roskovec, Gjirokastër, Tepelenë, Devoll, nga 2 raste në Librazhd, Himarë, Mallakastër, Mirditë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Vorë, Mat, Divjakë, Delvinë.

Janë 12,108 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 147 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: një qytetare 55 vjeçe nga Lezha, një qytetar 72 vjeç nga Lushnja, një qytetar 72 vjeç nga Peqini dhe një qytetar 78 vjeç nga Shkodra.

Janë shëruar 393 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136,872 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme