Gazeta spanjolle “AS” ka ndryshuar qëndrimin lidhur me shtetin tonë, Kosovën.
Kjo gazetë në ndeshjet e marsit bëri disa skandale duke mos e quajtur Kombëtarja e Kosovës, por si “Federata e Kosovës”.
Mirëpo, në postimin e fundit të këtij mediumi për ndeshjen e radhës për Spanjën, vërehet që edhe i është drejtuar Kosovës si shtet.
“Kosova – Spanjë. Orari dhe kur Kombëtarja do zhvillojë ndeshjen e radhës”, ishte titulli i gazetës AS.
Ndërkohë, në shkrim tregohej gjithashtu për formën e mirë të Kosovës që mori një pikë ndaj Greqisë dhe mposhti Gjeorgjinë.
Përballja mes Kosovës dhe Spanjës zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...