Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për gatishmërinë për strehimin e afganëve të rrezikuar.
Ai përmes një postimi në Twitter ku ka treguar për bisedën me Kurtin, ka thënë se qytetarët e Kosovës, shumë prej tyre kanë qenë refugjatë kanë demonstruar gatishmëri për t’i kontribuar paqes në botë.
“Në bisedën time sot me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti e falënderova qeverinë dhe popullin e Kosovës për pritjen e afganëve në rrezik. Qytetarët e Kosovës, shumë prej të cilëve dikur refugjatë vetë, sërish kanë demonstruar gatishmërinë dhe kapacitetin e tyre për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”, ka shkruar Blinkeni./arbresh.info/
Kurti bisedoi me Blinken: Aleanca jonë me SHBA është e palëkundur
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç