Bjellorusi, gjykata dënon me burg dy figura të opozitës

17:19 | 6 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Në Bjellorusi një gjykatë ka dënuar me burg dy politikanë të opozitës që luajtën rol aktiv në organizimin e protestave kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia shtetërore e lajmeve Belta raportoi se një gjykatë në Minsk i shpalli dy politikanët, Maria Kolesnikova dhe Maksim Znak, fajtorë me akuzat e “përpjekjes për të marrë pushtetin me mjete jo kushtetuese dhe për formimin e një grupi ekstremist”.

Gjykata mbështeti akuzat e prokurorit dhe shqiptoi 11 vjet burg për Kolesnikova dhe 10 vjet burg për Znak.

Protestat shpërthyen në Bjellorusi pasi Alexander Lukashenko u shpall fitues në zgjedhjet e 9 gushtit të vitit 2020, të cilat opozita i quajti të manipuluara.

Aktivistët opozitarë kryen demonstrata çdo fundjavë deri në dhjetor të vitit 2020, duke kërkuar që Lukashenko, i cili fitoi mandatin e tij të 6-të radhazi, të lëshonte detyrën dhe të ndryshonte Kushtetutën.

Derisa Moska ka mbështetur Minskun, shtetet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj këtij vendi të Evropës Lindore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme