Pacolli për Hecker: Vdekja e hershme e tij është humbje e madhe edhe për Kosovën

15:00 | 6 Shtator 2021
V. S.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shkruar pas vdekjes së ambasadorit gjerman në Kinë, Jan Hecker.

“Vdekja e hershme e tij është humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij dhe shtetin gjerman por edhe për Kosovën”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

Ky ishte këshilltari për politikë të jashtme i Kancelares Merkel, Dr.Jan Hecker i cili paska vdekur.

Kam pasur fatin të ndaj kohë dhe biseda të rëndësishme për reformat, rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE dhe kordinimin e implementimit te agjendës tonë si shtet.

Vdekja e hershme e tij është humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij dhe shtetin gjerman por edhe për Kosovën.

Ngushëllime familjes dhe shtetit gjerman.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme