Google ADS

Zaev për aksidentin tragjik: Kiçeec është liruar nga burgu me argumente

12:02 | 6 Shtator 2021
V. S.

Kryeministri Zoran Zaev sot ka komentuar aksidentin tragjik në rrugën Gostivar-Kërçovë ku një i ri humbi jetën.

Zaev tha në lidhje me përfshirjen në aksident të të burgosurit Zoran Milevski-Kiçeec ka biseduar me drejtorin për Zbatimin e Sanksioneve, Marijan Spasovski dhe se ai ka argumentuar që Kiçeec është liruar me arsyestim shëndetësorë.

“Këtu kemi të bëjmë me dokumentacion të kompletuar mjekësorë, për arsye shëndetësore, që i takon çdo personi që vuan dënimin që të mund t’i shfrytëzojë posaçërisht me këto argumente që janë me nënshkrime nga mjekë përkatës”, tha mes tjerash Zaev.

Kreu i ekzekutivit tha se nuk ka informacione se pse Kiçeec po udhëtonte drejt Shkupit dhe se pse me të po udhëtonin edhe dy shtetas serb./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme