Rregullisht në bazë të zhvillimit të pandemisë COVID-19, Instituti gjerman Robert Koch aktualizon të dhënat, në bazë të cilave Ministria e Jashtme e Gjermanisë e vendos ose e heq një vend nga lista e vendeve të rrezikuara.
Nga dita e dielë, Ministria e Jashtme gjermane e vendosi sërish Shqipërinë në listën e zonave me rrezik të lartë të virusit, kjo pasi Shqipëria u kategorizua si vend me rrezik të lartë, për shkak të numrit të lartë në rritje të infektimeve.
Në këtë listë rifuten edhe Serbia, Sri Lanka, Azerbajxhani dhe Japonia. Ky kategorizim ka pasoja për udhëtarët që kthehen nga pushimet.
Udhëtarët e pavaksinuar apo ata që nuk e kanë kaluar COVID-19 dhe kthehen nga zonat me rrezik të lartë të virusit, duhet për 10 ditë të futen në karantinë, edhe nëse paraqesin një test negativ. Vetëm pas ditës së pestë të karantinës, ajo mund të ndërpritet pas një testi negativ. Edhe fëmijët duhet të futen në karantinë. Kurse fëmijët nën 12-vjeç nuk ka nevojë të bëjnë test të ri pas pesë ditësh karantinë, ajo mbaron për ata automatikisht pas ditës së pestë. Të vaksinuarit dhe të shëruarit mund të mënjanojnë karantinën, nëse paraqesin një dokument të vaksinimit apo shërimit nga COVID-19.
Përveç karantinës të kthyerit në Gjermani nga zonat e rrezikut duhet të plotësojnë më parë edhe një formular digjital.
Të testuarit, të vaksinuarit plotësisht dhe të shëruarit duhet të ngarkojnë në këtë portal edhe dokumentin që vërteton vaksinimin, shërimin nga COVID-19 apo rezultatin e testimit. /DW/
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...