Një ngjarje shumë e rëndë është shënuar sot në Florida të SHBA-së.
Një i ri, i veshur me jelek antiplumb, ka qëlluar për vdekje 4 persona, përfshirë dhe një fëmijë që qëndronte në krahët e nënës.
Një vajzë 11-vjeçare gjithashtu ishte qëlluar disa herë dhe është transportuar me aeroplan në spitalin e përgjithshëm Tampa për kirurgji, raporton NBC News.
Mediat e huaja shkruajnë se pas sulmit, autori u përfshi në një “luftë të shtënash” me policinë, rezultat i të cilit ishte vetëdorëzimi i tij.
Ngjarja ndodhi në një shtëpi të Floridas, ku policia gjeti katër persona të vdekur: një burrë, një grua dhe foshnjën brenda shtëpisë, dhe një grua tjetër brenda një shtëpie tjetër./epoka/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...