Produktet e miellit po kushtojnë më shtrenjtë në xhepat e qytetarëve si pasojë e rritjes së çmimit të miellit në treg. Furrat në Tiranë po i shesin artikujt e tyre me 5 deri në 20 lekë më shumë ndërkohë që ata që nuk kanë ndryshuar çmimin, kanë ulur peshën e bukës. Tregtarët thonë se kjo situatë vjen nga prodhimi i ulët i grurit në vend dhe rritja e çmimit me 600 lekë për KV në tregun ndërkombëtar.
Ndryshimi i çmimit të bukës në shumicën e furrave në kryeqytet pranohet nga qytetarët të cilët shprehin shqetësim për këtë situatë.
Sipas tyre ndryshimi i çmimit të produkteve të furrave ka një ndikim në kostot e përditshme duke shtrenjtuar jetesën.
“Po ka ndryshuar me 1 lekë më tepër. Ndikon se nuk është vetëm buka, 1 lekë është po nga dy bukë në ditë…”
“Ka shkuar buka 1 mijë lekë të vjetra.”-shprehen qytetarët.
Në këtë situatë, duket se ka nisur edhe abuzimi pasi disa furra, sipas qytetarëve nuk kanë ndryshuar çmimin, por peshën e bukës.
‘Madhësia po çmimi ai është, pasha. Ndikon se nëse do merrje 1 tani do marrësh 1:30”.
“Një kile bukë që thonë këta është 1 kilogramë nuk është në asnjë mënyrë. Aty mund të jetë 50-70 gramë.”- shprehen qytetarët
Çmimet kanë ndryshuar edhe te disa produkte të tjera të konsumit të përditshëm.
“Edhe qumështi, edhe kosi 1 lekë më tepër. Në krahasim me një vit më parë ka ndryshuar të gjitha. Mollat, portokalle, makaronat, sheqer, edhe mielli.”
Tregtarët e miellit thonë se shkak për këtë situatë është mungesa e grurit në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar. Sipas tyre kjo situatë mund të ndryshojë vetëm nëse nxitet prodhimi vendas që për këtë vit është reduktuar ndjeshëm në vetëm një muaj./oranews/
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...