Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe njëkohësisht edhe koordinatori i shërbimeve të sigurisë, Dritan Abazoviq, ka thënë se është më e rëndësishme që të ruhet paqja dhe rendi kushtetues pas protestave në Cetinë.
Ai tha se policia e ka kaluar një provim të madh dhe se kanë vepruar me profesionalizëm të madh.
“Në përputhje me rrezikun që ekzistonte, çdo gjë përfundoi në mënyrën më të mirë”, ka thënë Abazoviq për “Vijesti”.
“Ne të gjithë duhet t’i përkushtohemi më shumë dialogut dhe pajtimit. Nuk ka asgjë të veçantë për të festuar dhe duhet të ndryshojmë matricat e sjelljes sonë”.
I pyetur nëse ka informacione se kush ishte prapa protestës, Abazoviq, tha se po bëhen hetime ndaj disa personave, përfshirë edhe këshilltarit të presidentit Veselin Veljoviq, i cili është arrestuar.
“Ne bëmë çdo gjë që të jemi të përmbajtur dhe përplasjet filluan kur z. Veljoviq u përpoq të depërtonte me forcë në kordonin e policisë dhe të krijonte një komandë, sipas tij, me oficerë të caktuar të Drejtorisë së Policisë. Në atë moment, u hodh gaz lotsjellës dhe deri në të moment policia nuk kishte as dëshirë e as vullnet për të kundërshtuar qytetarët në çfarëdo mënyre”, ka thënë Abazoviq.
Ai u ka kërkuar falje gjithë atyre që ishin shënjestër e lotsjellësit.
“Nuk do të lejohet asnjë lloj terrorizmi e ekstremizimi dhe përpjekje për të sulmuar zyrtarët”, ka thënë Abazoviq.
Ai madje ka paraqitur fotografi ku shihen pjesëmarrës me koktej Molotov.
Nga Zyra e Kryeministrit të Malit të Zi në mëngjes është njoftuar se është hedhur molotov në drejtim të Policisë.
“Ekziston një fotografi, koha kur ka ndodhur mund të përcaktohet, por konfliktet filluan kur Veljoqiv kreu një krim”, tha ai.
Në protesta janë lënduar dhjetëra persona, mes tyre edhe policë. Protestat ishin kundër ceremonisë së shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse në Mal të Zi, Joanikijes në qytetin e Cetinës. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...