Google ADS

Personeli shëndetësorë dhe polica ndërprejnë ndeshjen mes Brazilit dhe Argjentinës, kjo është arsyeja

21:50 | 5 Shtator 2021
KRG

Ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës që është duke u zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës është ndërprerë.

Personeli shëndetësorë i Brazilit dhe policia pas vetëm gjashtë minutave lojë kanë hyrë në fushë për të ndalur tre lojtarë të Argjentinës që akuzohen se kanë thyer rregullat e COVID-19 të vendosura në Brazil.

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, mbrojtësi Cristian Romero dhe mesfushori Lo Celso akuzohen se kanë thyer disa rregulla.

Të tre lojtarët luajnë në Premierligë dhe nuk i është lejuar të zhvillojnë asnjë minutë pa qëndruar 14 ditë në karantinë, e njëjta do ndodh kur të rikthehen pas ndeshjeve të shtatorit.

Tani, skuadra e Argjentinës është larguar nga fusha e “San Paulo”, derisa brazilianët mbeten në fushë.

Thuhet se Lionel Messi u rikthye në fushë që të negociojë me lojtarët e Brazilit për të vazhduar ndeshjen, por ende nuk dihet nëse do jepet ‘drita e gjelbër’.

Për më shumë shikoni videot më poshtë:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme