Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Kosovë- Greqi

21:36 | 5 Shtator 2021
KRG

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Greqisë e cila është në kuadër të kualifikimeve për Kupën Botës, “Qatar 2022”.

Një ndeshje mjaftë emocionuese për Kosovën ku pas afërisht dy vite, tifozët “Dardanë” kthehen në fushë.

Lexo edhe:

Dardanët shfaqin koreografinë speciale në takimin Kosovë-Greqi

Kosova ka dominuar  gjatë gjithë pjesës së parë por nuk është konkretizuar më gol

Ndërkohe në minutën e 6-të, është ndëshkuar me karton të verdhë lojtari i Greqisë, Giorgos Tzavellas.

 

Ndërsa në minutën e 36-të është ndëshkuar më karton të verdhë kosovari, Lirim Kastrati.

Edhe pse “Dardanët” kanë dominuar gjatë gjithë pjesës së parë, Greqia e ndëshkoj Kosovën në minutat shtesë, ku kosovarët e humbën topin në mesfushë.

Golashënues ishte Anastasios Douvikas i cili gjeti rrjetën në minutën e  46-të. /arbresh.info/

Për më shumë shikoni golin: Video 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme