Anglia fiton bindshëm ndaj Andorrës, shkëlqen Lingard

19:56 | 5 Shtator 2021
KRG

Kombëtarja e Anglisë ka arkëtuar pikët e plota ndaj Kombëtares së Andorrës.

“Tre Luanët” kanë fituar me rezultat bindës 3 – 0.

Ishte mesfushori Jesse Lingard që ndryshoi shifrat pas një asistimit të Bukayo Saka (18′), pastaj festoi me stilin e njohur të CR7 “Siuu”.

Anglia vazhdoi dominimin, por e pafat të gjente rrugën drejtë golit.

I inkuadruari Harry Kane dyfishoi epërsinë duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (72′).

Ndërsa, pas gjashtë minutave, në skenë doli sërish Lingard që realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Anglinë në këtë takim (78′).

Pas disa minutave, ylli i Unitedit asistoi për Bukayo Saka që vulosi fitoren e Anglisë.

Anglia mbetet ende e pamposhtur me 15 pikë të tubuara në pesë ndeshje, derisa Andorra renditët e pesta me tre sosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme