Është mbyllur përkohësisht biznesi ku ishte porositur ushqimi që dyshohet se shkaktoi helmimin e disa personave në fshatin Trudë të komunës së Prishtinës.
Helmimi dyshohet se ishte shkaktuar pasi një familje kishte porositur ushqim për 85 persona të cilët kishin marrë pjesë në një të pame më 3 shtator.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Ibrahim Tërshnjaku, kryeinspektor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.
“Pas marrjes së informatës, Inspektorati ka dalur në vendin e ngjarjes në QMF e që më pas kanë dërguar ekipe bashkë me IKSHPK dhe Policinë. Kanë marrë mostra ku është përgatitur ushqimi. I kemi mbledhur të gjitha informatat. Subjektit është mbyllur përkohësisht. Lënda do të gjurmohet nga IKPSHPk se cili ka qenë shkaktari që ka shkaktuar këtë helmim. Në fillim është menduar që është COVID-19 pasi janë simptomat e njëjtja. Por pas testimit negativ të tyre është konstatuar nga mjeku si të dyshuar për helmim”.
Ai tha se numri i atyre që e kanë konsumuar ushqimin janë mbi 65 persona.
Kryeinspektori i AUV-it theksoi se ndaj subjektit afarist do të shqiptohet edhe gjobë dhe fletparaqitje për gjykatë.
“Numri i atyre që e kanë konsumuar ushqimin është mbi 65. AUV do të shqiptojë edhe gjobë ndaj këtij biznesi. Po ashtu ndaj këtij subjekti afarist do të bëhet fletparaqitje për gjykatë”.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...