Prizreni është shpallur kampion i Superkupës së Kosovës në Basketboll pasi mposhti Trepcën në finale me rezultat 90:81.
E gjithë ndeshja shkoi dhëmbë për dhëmbë, mirëpo në fund me ndihmën e Art Hajdarit i cili e përfundoi lojën me 33 pikë dhe Courtney Fells me 26 pikë, Prizreni arriti ta fitoi ndeshjen.
Lojë të mirë pati edhe nga lojtarët e Trepcës. Taurus Cockfield Jr e përfundoi ndeshjen me 23 pikë, 4 kërcime e 3 asistime si dhe Drilon Hajrizi me 21 pikë, 8 kërcime dhe 4 asistime.
Trofeu për lojtarin më të vlefshëm të finales e morri Arti Hajdari.
Për të shkuar në finale, Prizrenit iu desh ta mposht Dritën dhe Pejën, kurse Trepca kaloi përmjet Rahovecit dhe Yllit.
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...