Largimi i Miralem Pjanic te Besiktas ka shkaktuar ‘zhurmë’ te Barcelona.
Boshnjaku ka folur për eksperiencën nën urdhrat e Ronald Koeman dhe tha se ka pasur lidhjen të më të keqe ndonjëherë duke pretenduar se tekniku holandez nuk e respektoi dhe e trajtoi si adoleshentë.
Sipas Mundo Deportivo, arsyeja e vërtetë pse Koeman nuk e zgjodhi Pjanic ishte më shumë shkaku i karakterit se kualitetit.
Mediumi katalunas pretendon se Koeman e di që Pjanic është i talentuar, por stili i lojës nuk i është përshtatur, ngase mesfushori ishte shumë defensivë.
Tjetër arsye ishte Sergio Busquets, ngase siç dihet spanjollit nuk ka arritur t’ia zë vendin askush deri me tani.
Pjanic të enjten kaloi te Besiktas në formë huazimi.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...