Komuna e Prishtinës ka vendosur për mbylljen e Parkut të Gërmisë, me qëllim të evitimit të rrezikut potencial.
Sot gjatë orëve të pasdites është pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari në këtë park.
Bëhet e ditur se ariu nuk është pjesë e “Parku i arinjve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.
Rojet e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun. Prandaj, me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër. /arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...