Pas katër ditësh i zhdukur gjendet mërgimtari

14:53 | 5 Shtator 2021
V. S.

Pas katër ditësh si i zhdukur, është gjetur mërgimtari me prejardhje nga Kaçaniku.

Mërgimtari që jeton në Austri është gjetur në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, përkatësisht në një restaurant.

Lajmin për gjetjen e tij e ka konfirmuar për arbresh.info, Kanun Veseli, zëdhënës në Policinë Rajonale të Ferizajt.

“Rreth orës 13:42 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, është gjetur personi në fjalë, qytetarët e kanë njoft, policia e kanë marrë e kanë dërgu në stacion, por fillimisht e kanë dërgu në qendrën ambulantore me shiku a e ka gjendjen mirë pastaj me intervistu”, tha Veseli/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme