Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se Serbia nuk ka kurrfarë “aspirata serbomëdha” ndaj Malit të Zi
Duke folur për kurorëzimin e Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) Joanikije në Cetinje, Vuçiç theksoi se Beogradi dëshiron “marrëdhënie më të ngushta, më të mira dhe vëllazërore” me atë vend dhe se “do të bëjë gjithçka” të jetë kështu “pavarësisht të gjithave poshtërimeve”.
Vuçiç sië raporton Anadolu Agency duke iu drejtuar presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç tha se “Pushteti në Serbi kurrë nuk ka patur për qëllim të poshtërojë dikë”.
Ai theksoi se “sulmet ndaj Serbisë gjithmonë vinin nga Mali i Zi” dhe vuri në dukje se “derisa ai është gjallë, nuk do të lejojë që Serbia të poshtërohet siç bënë ata për 30 vjet”.
Vuçiç komentoi ngjarjet që kanë të bëjnë me kurorëzimin e mitropolitit Joanikije. Ai tha se bëhet fjalë për një “vazhdimësi të ideologjisë në të cilën kisha serbe duhet të shuhet” dhe shtoi se qëllimi i atyre që janë kundër kurorëzimit të mitropolitit Joanikije në Cetinje është “ta ndajnë nga Kisha Ortodokse Serbe dhe të shpallin Kishën ortodokse në Mal të Zi ndërsa serbët të asimilohen dhe zhduken”.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...