Një person nga Jabllanica e Pejës ka vdekur pas lëndimeve të marra nga goditja e veturës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës i ndjeri ishte duke ecur në këmbë, kur një shofer kishte goditur atë.
Po ashtu PK njofton se lëndime ka pësuar edhe drejtuesi i veturës i cili është arrestuar.
“Fsh. Jabllanicë e Vogël, Pejë 04.09.2021 – 20:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën kishte shkaktuar aksident duke e goditë këmbësorin, viktimën mashkull kosovar i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, por si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Edhe i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton PK./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?