Policia e Malit të Zi filloi një aksion herët në mëngjes për të “prishur” një protestë në Cetinje kundër kurorëzimit të Mitropolitit Joanikije duke goditur një grup protestuesish me gaz lotsjellës në sheshin qendror të kryeqytetit malazez.
Sipas mediave të huaja, aksioni policor filloi në orën 6 të mëngjesit dhe mediat në Podgoricë raportojnë se policia përdori gaz lotsjellës dhe bomba goditëse për të shpërndarë një grup prej disa qindra protestuesish të cilët filluan të mblidheshin në sheshin qendror në agim.
Ndërsa siç raportojnë mediat lokale, protestuesit hodhën gurë dhe shishe ndaj policisë, dhe një koktej molotovi u hodh gjithashtu.
Ndërkohë, sipas mediave serbe, “Fronizimi i Mitropolitit Joanikije” ka filluar në Manastirin e Cetinjes.
Siç vënë në pah mediat serbe, përcjell Telegrafi, ai kishte mbërritur në Cetinje me helikopter pak pas orës 8.30 të mëngjesit.
Ndryshe, Mali i Zi po përballet me situatë të tensionuar pasi më 5 shtator është planifikuar ceremonia e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.
Ceremonia është paraparë të mbahet në Cetinje të Malit të Zi, mirëpo ka pasur kundërshtime nga ana e komunës, disa organizatave dhe një partie politike.
Siç është raportuar, komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për ulje të tensioneve, derisa Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Malit të Zi shprehu shqetësim për situatën e sigurisë.
Manastiri i Cetinjës është selia e Mitropolisë së Malit të Zi.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...