Pas fitores ndaj Gjeorgjisë, Kosova synon të njëjtën gjë edhe ndaj Greqisë

08:08 | 5 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Kosova sonte luan në “Fadil Vokrri”, kundër Greqisë në kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Kjo ndeshje e cila zhvillohet nga ora 20:45, është e rëndësishme për tu fituar nga Kosova për vazhdimin e garës në grupin B.

Në mesjavë Kosova mposhti Gjeorgjinë, duke shënuar kështu fitoren e parë në kualifikime për botërorë.

Pas më shumë se një vit, Kosova sonte do të ketë prani të tifozëve,por vetëm një pjeseë e grupit të dardanëve dhe stafi i të dy kombëtarëve. Kjo për shkak të masave anti-Covid.

Kosova është e treta në grup, ku bëjnë pjese Spanja, Suedia, Greqia e Gjeorgjia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme