Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Për periudhën deri në vitin 2023 dhe pas saj me politikën tonë për të ndërtuar vepra dhe për të ofruar shërbime do të vazhdojmë të bëjmë ëndrrat tona realitet”, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së tunelit Salarha dhe projektin e transformimit urban të lagjes Çarşı në qytetin Rize në rajonin e Detit të Zi.
Ai vuri në dukje se ndryshimi global i klimës bën që të rritet edhe më shumë rëndësia e vendeve të tilla si rajoni i Detit të Zi.
“Për këtë arsye do të mbrojmë tokën tonë, gjelbërimin, ujin, detin dhe popullin tonë. Ne kurrë nuk do të lejomë që brutalitetet me bazë lakminë, injorancën dhe egoizmin të ndodhin sërish këtu. Mos harroni se nuk ka tjetër Rize, tjetër Det të Zi dhe tjetër Turqi”, tha Erdoğan.
“Për këtë është e nevojshme që të njihen shumë mirë vlerat e bukurisë, mundësive dhe potencialeve në dispozicion”, nënvizoi Erdoğan duke shtuar se:
“Si një nga bijtë e qytetit Rize, e shoh si detyrë që të përdor të gjitha mundësitë që kam për këtë, si për vendim tim, për popullin tim dhe për njerëzimin. Për periudhën deri në vitin 2023 dhe pas saj me politikën tonë për të ndërtuar vepra dhe për të ofruar shërbime, ashtu sikurse në 19 vitet që kemi kaluar, bashkë me të gjithë popullin tonë do të vazhdojmë të bëjmë ëndrrat tona realitet”.
Më tej Erdoğan ndau veprat dhe shërbimet që janë kryer në vend ku ai përmendi se numrin e klasave nga 343 mijë e kanë rritur në 601 mijë dhe pasi rikujtoi ceremoninë e mbajtur dje për emërimet e 20 mijë mësuesve tha se me emërimet e fundit kanë bërë që 713 mijë mësues të rinj të fillojnë detyrën.
Presidenti turk njoftoi se numrin e universiteteve nga 76 e kanë rritur në 207, numrin e personelit të tyre nga 70 mijë e kanë rritur në 181 mijë, numrin e studentëve nga 1.5 milionë në 8 milionë, numrin e shtretërve nëpër spitale nga 164 mijë në 255 mijë.
Duke vënë theksin se numrin e aeroporteve nga 26 e kanë rritur në 56, Erdoğan tha: “Tani po ndërtojmë aeroportin e përbashkët të Rizes dhe Artvinit. Shpresojmë që ky aeroport do të përfundojë deri në fund të vitit”.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...