Google ADS

80% e ushtarëve të Kosovës të vaksinuar kundër COVID-19

23:11 | 4 Shtator 2021
S D

Në mesin e shumë qytetarëve të Kosovës të cilët u infektuan me virusin COVID-19 ishin edhe pjesëtarë të shumta të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndërsa gjatë ditëve të tanishme kur numri i të prekurve me koronavirus pati rritje të madhe në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë gjithsej 8 pjesëtarë që vazhdojnë të jenë të infektuar me virusin COVID-19.

Në një përgjigje të dhënë për lajmi.net nga Ministria e Mbrojtjes është theksuar se gjendja e këtyre pjesëtarëve të FSK-së është pa shqetësime serioze.

“Aktualisht në FSK janë 8 pjesëtar pozitiv me Covid, por pa shqetësime serioze shëndetësor. Kurse në vetizolim si persona kontakti janë 10 pjesëtar”, u tha në përgjigjen e MB-së.

Por sa nga këta pjesëtarë të FSK-së tashmë janë vaksinuar me vaksinën antiCOVID.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes deri më tani në kuadër të FSK-së janë vaksinuar mbi 80% e tyre.
Pjesa tjetër e ushtarëve të Kosovës pritet që të vaksinohen në vazhdimësi.

“Deri më tash janë vaksinuar mbi 80% e pjesëtarëve të FSK-së, kurse pjesa tjetër është në proces të vaksinimit.

Ditë më parë pjesëtarët e FSK-së kishin organizuar edhe një proces të dhënies së maskave falas nëpër sheshet e qyteteve të Kosovës.

Shumë prej qytetarëve morën maskat e ofruara nga vetë ushtarët dhe i vendosën ato.

Në kuadër të institucioneve të sigurisë në vend janë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët po vazhdojnë vaksinimin.

Deri më tani në kuadër të PK-së përqindja e të vaksinuarve është në 70%.

Së fundi nga Qeveria e Kosovës është marrë vendim për vendosjen e masave antiCOVID.

Në mesin e këtyre masave është edhe ndalimi i qarkullimit pas orës 22:00 deri në ora 05:00. Në kuadër të kësaj institucionet e sigurisë janë duke u kujdesuar nga afër lidhur me respektimin e këtyre masave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme