Vushtrri, biçiklisti goditet nga një veturë në fshatin Dumnicë e Poshtme

23:00 | 4 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Një biçiklist është goditur nga një makinë në fshatin Dumnicë e Poshtme në komunën e Vushtrrisë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Dumicë e Ulët të Vushtrrisë, është shkaktuar aksident trafiku ndërmjet një veture me targa vendore dhe një biciklisti si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar biciklisti i moshës madhore i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë”, tha Zahiti./arbresh.info/

Të ngjashme