Zyrtarët amerikanë po shqyrtojnë raportet se në evakuimin e furishëm të afganëve nga Kabuli, burrat e moshuar u pranuan së bashkua me vajza më të reja, të cilët ata i quanin ato “nuse”.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët amerikanë në qendrat e pranimit në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Wisconsin kanë identifikuar incidente të shumta në të cilat vajzat afgane iu janë paraqitur autoriteteve si “gratë” e burrave shumë më të vjetër.
Derisa martesa e fëmijëve nuk është e pazakontë në Afganistan, SHBA-ja ka politika të rrepta kundër trafikimit të njerëzve, që përfshijnë ndjekje penale për shkelësit dhe sanksione për vendet që nuk e luftojnë dukurinë.
Një dokument i brendshëm i parë nga The Associated Press, thotë se Departamenti i Shtetit ka kërkuar “udhëzim urgjent” nga agjencitë e tjera pasi nuset e supozuara fëmijë u sollën në Fort McCoy në Wisconsin.
Një dokument tjetër, i përshkruar për AP nga zyrtarë të njohur me të, thotë se vajzat afgane në një vend tranzit në Abu Dhabi kanë pohuar se janë përdhunuar nga burra të moshuar me të cilët u detyruan të martoheshin për të ikur nga Afganistani.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...