Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ju njofton se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dy persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Në këtë çështje penale, prokurori i rastit ka urdhëruar masat teknike të hetimit dhe vëzhgimit dhe gjatë zbatimit të tyre janë siguruar prova për të cilat dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartcekur, ashtu që në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, janë zënë në flagrancë dy të dyshuarit në një laborator privat në Podujevë, duke lëshuar teste me rezultate negative të Covid-19”, njofton prokuroria.
Të dyshuarit e lartcekur ndodhen nën masën e ndalimit 48 orësh./arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi