Me të hyrë në fshatin Renc të Komunës së Dragashit do hasësh në veturën “Golf 2”, që për këtë fshat është kthyer në një atraksion për njerëzit, shkruan arbesh.info.
I rrethuar me një bukuri mahnitëse por me histori karakteristike.
Zymber Gërdellaj banorë i fshatit Renc, për arbresh.info, rrëfen se pse fshati i tij, në çdo shtëpi ka në pronësi veturë të tipit “Golf 2”.
“Golf dyshin e kam afër gjashtë vite, ka mbet si arsye që ne mbajmë vetëm Golf dysha po nuk është bash ashtu, por sepse është kerr ekonomik për familjar”, tregoi Gërdellaj.
Madje sipas Gërdellaj kjo tashmë është kthyer në një traditë familjare.
“Po edhe familja jem e ka majt çdo herë, babi e ka pas Gold II, vëllau po ashtu, unë Golf 2”, tha Gërdellaj.
Sezona e Dimrit është mjaftë e vështirë në këto anë, madje ka raste kur banorët bllokohen, Gërdellaj tha se për ata që kanë Golf II kjo nuk është problem, madje e quan edhe si shok.
“Shkaku i sezonit dimëror, ja vlen me mbaj për këtë vend. Ky nuk ndalet. Golf dyshi nuk ndalet, është si një shok kur e ki nuk të lenë në rrugë kurrë”, tha ai.
Fshati Renc ka një histori të veçantë, e këtë e tregon pasardhësi i personazheve kyçe të krijimit të kësaj historie.
Emri ka qenë arsye pse në plot raste banorët e fshatit, u përballën me situata mosbesimi.
“Unë i përkas një familje e cila ka lënë një histori siç është “Karafili dhe Shahini”, e edhe emrin e tij e kemi trashëgua e kemi një djalë me emrin Karafil, e aj gjendet në Austri”, tregon Gërdellaj.
Kujtojmë se fshati Renc ka 120 shtëpi dhe 400 banorë, ndërsa numëron rreth 65 nxënës dhe 70 studentë./S.D/arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA