Gjatë zbatimit të plani operativ “Monitorimi i zbatimit te masave anti Covid-19” mbrëmë në rajonin e Prizrenit, hetuesit e IPK-së kanë identifikuar se disa bizneset të cilat ishin të hapura pas orarit po njoftoheshin paraprakisht nga dikush për operacionet e Policisë së Kosovës dhe inspektorëve të AUV-it.
Pas disa veprimeve hetimore, hetuesit e IPK-së kanë identifikuar se një zyrtar i AUV-it (inspektor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës) dyshohet se është duke lajmëruar bizneset të cilat ishin duke punuar jashtë orarit respektivisht në kundërshtim me vendimin e Qeverisë.
Lidhur me këtë rast është njoftuar Policia e Kosovës dhe ndaj këtij zyrtari të AUV-it nga ana e hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit është iniciuar rast penal me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i informatës zyrtare”, thuhet në njoftimin e IPK-së
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) monitoron nga afër policinë lidhur me zbatimin e vendimeve mbi zbatimin e masave parandaluese kundër përhapjes së Covid-19.
Hetuesit e IPK-së në kuadër të monitorimit identifikojnë një zyrtar të AUV-it, i cili dyshohet se lajmëronte bizneset për angazhimet policore.
Policia e Kosovës ka filluar së zbatuari planin operativ në zbatim të vendimeve të institucioneve kompetente, për parandalim të përhapjes së pandemisë COVID-19 duke ndërmarrë në vazhdimësi veprime policore me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, shkruan arbresh.info.
Krahas këtyre angazhimeve shtesë të PK-së, në anën tjetër Inspektorati Policor i Kosovës brenda përgjegjësive dhe mandatit ligjor ka hartuar Planin Operativ për monitorimin e respektimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës mbi zbatimin e masave parandaluese kundër përhapjes së Covid-19.
Synimi i këtij monitorimi është që të kontribuohet në ngritjen e përgjegjësisë në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore dhe të nxis seriozitetin e strukturës policore që të ndërmarrë hapat efikas në menaxhimin e situatës.
Monitorimi është fokusuar në kapacitetet policore të angazhuara, respektimin e zbatimit të masave të Qeverisë, si dhe bashkëpunimin me akterët tjerë të përfshirë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19./arbresh.info/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...