Google ADS

Arrestohen dy persona në Komoran pasi i kishin futur 23 sirian në kombi

11:06 | 4 Shtator 2021
A. B.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Komoran të Drenasit.

Të njëjtit dyshohen për veprën kontrabandim me migrant, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Në automjetin e tyre kombi me targa vendore me të cilin kishin qenë duke udhëtuar, njësiti policor gjatë kontrollit ka gjetur 23 persona shtetas të Sirisë.

Me shtetasit Sirian është marr njësiti përkatës i Drejtorisë së Migrimit, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme