Google ADS

Një vit nga marrëveshjes Washingtonit, mungesa e ambasadorëve sfidë për ndaljen e fushatës kundër ç ‘njohjeve

08:56 | 4 Shtator 2021
L G

Një vjetori i marrëveshjes së Washingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e gjenë Kosovën pa ambasador në shumicën e qendrave evropiane dhe kjo sipas njohësve do të vështirësojë fushatën e Kosovës për lobin në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Kjo ka qenë njëra nga pikat e marrëveshjes së 4 shtatorit të vitit 2021.

Në një përgjigjej për Arbresh.info, Emir Abrashi nga Demokraci Plus, vlerëson se dy vendet do të duhej edhe gjatë vitit të ardhshëm ti zbatojnë pikat e marrëveshjes së nënshkruar, derisa thekson sfidën që Kosova tashmë ka në mungesë të ambasadorëve në vendet e botës.

“ Edhe pas datës 4 shtator 2021, zotimet e ndërmarra nga të dyja palët – Kosova dhe Serbia – vazhdojnë të jenë të vlefshme, ndërsa ajo që ndërron pas 4 shtatorit është vetëm përfundimi i moratoriumit. Rrjedhimisht, Kosova do të mund të filloj aplikimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, e Serbia do të mund ta vazhdojë fushatën e saj agresive për ç’njohje. Kosova tanimë edhe me mungesë përfaqësimi me Ambasadorë në qendrat kryesore të diplomacisë botërore, do ta ketë shumë të vështirë që të sigurojë mbështetje diplomatike për aplikime në organizata ndërkombëtare, kurse mungesa e Ambasadorëve në dy Ambasadat që i mbulojnë dy rajonet më të cënueshme nga fushata e Serbisë – Afrika dhe Paqësori, do të paraqet një sfidë veçanërisht të madhe për të ndaluar ç’njohjet”, ka vlerësuar Abrashi.

E që gjerat të shkojnë ashtu siç duhet, Abrashi thotë se Kosova duhet ta marr më seriozisht çështjen e dialogut me Serbinë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës duhet që ta marrë me seriozitet procesin e dialogut me Serbinë të facilituar nga Bashkimi Evropian, e i cili gëzon edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – duke e shfrytëzuar momentumin të cilin e kemi me ardhjen e Administratës Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë. Në këtë mënyrë, duke lobuar tek aleatët tanë, rritet edhe presioni ndaj Serbisë për nënshkrimin e një marrëveshjeje përfundimtare, e cila në thelb do të kishte njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë; marrëveshje kjo e cila do të mundësonte hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes të dyja shteteve”, përfundoi ai për Arbresh.info.

E në njëvjetorin e saj, Kosova nuk mund të krenohet për zbatim, thotë Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

“Kur flitet për marrëveshjen e Uashington duhet të analizohet dimensioni, Politik, Ekonomik e Psikologjik. Vetë fakti që në këtë marrëveshje u njoh Kosova nga Izraeli është e pakontestueshme. Sot është një vjetori i nënshkrimit dhe s’kemi arsye për të qenë të lumtur më të arriturat pasi është politizuar. Nga kjo marrëveshje jo vetëm që kish fitua Kosova por i gjithë Ballkani”, ka thënë Gerxhaliu për arbresh.info

Kujtojmë se nënshkrimi i marrëveshjes marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bë nga ish- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

E disa nga pikat e përmbajtjes së marrëveshjes së nënshkruar nga pala kosovare.

Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen për autostradën Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt, 2020.

Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen e hekurudhave Beograd-Prishtinë të nënshkruar më 14 shkurt, 2020. Për më tepër, të dyja palët do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik.

Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar këto:
-Autostradën e paqes
-Lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare
-Lidhjen hekurdhore Nish-Prishtinë
-Sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
-Projekte shtesë dypalëshe
-Prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, Serbi, e Korporatës Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar.
Të dyja palët do të hapin dhe operacionalizojnë objektin në pikëkalimin e përbashkët kufitar Merdare.
Të dyja palët do t’i bashkohen “zonës së mini-Schengenit”, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vtit 2019 dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet nga ajo.
Të dyja palët do t’i njohin diplomat dhe certifikatat profesionale të njëra-tjetrës.
Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të pëërdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.
Të dyja palët do të shumëfishojnë burimet e tyre të energjisë.
Të dyja palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku tashmë ka pajisje të tilla, të dyja palët angazhohen për heqjen e tyre dhe përpjekje tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur.

Të dyja palët do të rrisin kontrollin e pasagjerëve ajrorë, ndarjen e informacioneve midis njëra-tjetrës dhe brenda kornizës së përgjithshme të bashkëpunimit me SHBA-në në Ballkan, dhe do të angazhohen për përditësime teknologjike, për të luftuar aktivitetet keqdashëse, duke zbatuar dhe operacionalizuar sistemet e siguruara nga SHBA-ja, për kontroll dhe informacion, përfshirë: PISCES, APIS, ATS-G dhe SRTP.

Të dyja palët zotohen se do të mbrojnë dhe promovojnë liritë fetare, duke përfshirë edhe rifillimin e komunikimit ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, që janë të lidhura me Kishën Ortodokse Serbe, si dhe vazhdimin e kthimit të pronave pa trashëgimi nga periudha e Holokaustit, si dhe të pronave hebreje që nuk i ka kërkuar askush.

Të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Të dyja palët angazhohen që të identifikojnë dhe implementojnë zgjidhje të gjata dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Të dyja palët angazhohen që të përcaktojnë një pikë kontakti, që do t’i udhëheqë këto përpjekje brenda ministrive të tyre respektive dhe do t’i koordinojë këto përpjekje mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe do t’i përditësojë të dhënat për numrin e rasteve të zgjidhura dhe ato që janë në proces, çdo vit.

Të dyja palët do të punojnë me 69 vendet, të cilat homoseksualietin e konsiderojnë si krim, që ta dekriminalizojnë.

Të dyja palët zotohen ta shpallin Hezbollahun organizatë terroriste dhe t’i përmbushin në tërësi masat për të kufizuar operacionet e Hezbollahut dhe aktivitetet financiare nën juridiksionin e tyre.

Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur. Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë.
Kosova (Prishtina) dhe Izraeli pajtohen të njohin njëri-tjetrin./V.Selimi/Arbresh.info/

Të ngjashme