Sektori agro-bujqësor në Itali kërkon krah pune dhe i kërkojnë qeverisë italiane miratimin e një drafti të ri ligjor për sjelljen e një fluksi të ri punonjësish sezonalë ekstra-komunitarë.
Me ardhjen e stinës së vjeshtës dhe nisjen e periudhës së vjeljes së frutave e perimeve, sipërmarrësit italianë lëshojnë alarmin se janë të preokupuar për mungesën e punonjësve sezonalë në vjeljen e rrushit, ullinjve, frutave e perimeve të stinës.
Përmes shoqatës së sipërmarrësve agro-bujësorë “Confagricultura”, ata përcjellin kërkesën e tyre për nevojën e domosdoshme për punëtorë ekstra-komunitarë sezonalë.
Presidenti i ‘Confagriculturës’, Massimiliano Giansanti, ka deklaruar se “kanë kërkuar emetimin e një drafti të ri për mbërritjn e punonjësve sezonalë të huaj, raporton Ora News.
Pandemia, thotë ai, “na ka vënë në vështirësi dhe është e domosdoshme të gjejmë zgjidhje të përshtatshme që të mos orientohen vetëm nga urgjenca e emergjenca”.
Në një letër dërguar ministres së Brendshme, Luciana Lamorgese, kërkojnë të paraprihet publikimi i dekretit fluks emigrantësh sezonalë për 2021 në mënyrë që qysh në fillim të shtatorit 2021 të paraqiten kërkesat për aplikimi në punësim sezonalë si dhe e drejta për konvertimin e lejeve të qëndrimit për punë sezonalë.
Shoqata ‘Cofagricultura’ italiane ka kërkuar gjithashtu dhe zgjatjen e afatit të lejeve të qëndrimit të emigrantëve që kanë skaduar deri më 31 korrik.
Në bazë të raportit të Observatorit Kombëtar mbi punësimin në sektorin agro-bujqësorë, në Itali janë të punësuar rreth 340 mijë punëtorë të huaj e barasvlefshem me 32 % të numrit të përgjithshëm të punëtorëve të këtij sektori.
62% e tyre janë emigrantë ekstra-komuntiarë të ardhur nga Maroku, Tunizia, Senegali, Shqipëria, Moldavia, Sllovakia, Rumania, Bullgaria etj.
“Nga strukturat territoriale e fermat bujqësore në gjithë territorin italian na vijnë sinjalizime për mungesë krahu pune, ndërsa ka nisur sezoni i vjeljes së frutave, perimeve, ullinjve e rrushit”, është alarmi i lëshuar nga ‘Confagricultura’ italiane dhe i përcjellë qeverisë Draghi./OraNews
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’