Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Mëngjesi do të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditës do të jetë pak më ngrohtë. Do të ketë kushte për reshje afatshkurtra shiu në pjesët e skajshme juglindore.
Do të fryjë erë e lehtë nga jugu dhe jugperëndimi. Indeksi UV do të jetë 7.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 6 deri në 16 gradë, ndërsa temperatura ditore nga 21 deri në 32 gradë Celsius, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Në Shkup dhe rrethinë, moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura e mëngjesit do të arrijë 12 gradë, ndërkaq temperatura e ditës deri në 29 gradë Celsius.
Vuçiq: S’ka zgjidhje për problemet në Kosovë derisa nuk ndry...
Bislimi: Kosova po vijon intensivisht punën për anëtarësimin...
Mbyllen ndeshjet e javës së gjashtë në Ligën e Parë – rezult...
Aksident trafiku mes një kamioni dhe autobusi në Veternik
Shefi i AKI-së, Petrit Ajeti në selinë e NATO-s
Kurti dhe kryeministri i Lihtenshtajnit diskutojnë për lehtë...