Presidenti amerikan, Joe Biden nënshkroi një dekret që urdhëronte heqjen e shenjës së konfidencialitetit nga disa dokumente të FBI-së në lidhje me sulmet terroriste të 11 shtatorit.
Dekreti, i lëshuar pak më shumë se një javë para 20-vjetorit të sulmeve të rrjetit terrorist të al-Qaedas në New York dhe Uashington, shënon një moment domethënës në një betejë të gjatë midis qeverisë dhe familjeve të viktimave për informacionet konfidenciale..
Konflikti arriti kulmin muajin e kaluar kur rreth 1,800 të mbijetuar, anëtarë të familjes së të vdekurve dhe anëtarë të shërbimeve të urgjencës kundërshtuan pjesëmarrjen e presidentit amerikan në shënimin e përvjetorit nëse dokumentet mbeten konfidenciale, raporton reuters.
Në një deklaratë, Biden kujtoi se në fushatën presidenciale, ai u zotua të siguronte transparencë në lidhje me deklasifikimin e dokumenteve, dhe shtoi se do të angazhohej me respekt me familjet e viktimave.
“Ngjarjet e rëndësishme në fjalë ndodhën dy dekada më parë dhe përfaqësojnë një moment tragjik që vazhdon të jehojë në historinë amerikane dhe jetën e kaq shumë amerikanëve. Kjo është arsyeja pse është vendimtare për qeverinë amerikane të sigurojë transparencë maksimale, duke u mbështetur vetëm në klasifikimin kur është e përshtatshme dhe e nevojshme”, theksohet në dekret.
Me dekret, Biden urdhëroi Ministrinë e Drejtësisë dhe shërbimet e tjera ekzekutive gjyqësore që të fillojnë shqyrtimin e konfidencialitetit të dokumenteve, si dhe dokumentet nga të cilat është hequr shenja e fshehtësisë për t’u publikuar në gjashtë muajt e ardhshëm.
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...