Google ADS

Riquelme: Nëse PSG nuk e fiton Ligën e Kampionëve me Messi, nuk do ta fitojnë kurrë

08:07 | 4 Shtator 2021
A. B.

Legjenda argjentinase ka folur për PSG dhe Messi

Juan Roman Riquelme, njëri ndër futbollistët më të mirë të Argjentinës që luajti edhe për Boca Juniors, Barcelona dhe Villarreal gjatë karrierës së tij, beson që Paris Saint-Germain ka mundësi të madhe për ta fituar Ligën e Kampionëve pasi që tani kanë edhe Lionel Messin në radhët e tyre.

PSG janë pretendentë për ta ngritur trofeun më të çmuar në Europë, pavarësisht se këtë nuk e kanë bërë asnjëherë në historinë e tyre dhe Riquelme beson se nëse ata dështojnë ta fitojnë atë me Messi në skuadrën e tyre, nuk do ta bëjnë kurrë më.

“Nëse PSG nuk e fiton Ligën e Kampionëve tani me Messi, nuk do ta fiton kurrë”, tha Riquelme gjatë një interviste të tij me ESPN.

Për momentin nën president në Boca Juniors, Messi pa asnjë dyshim është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

“Messi është më i miri për shkak se ai dëshiron të luajë me top”, deklaroi Riquelme.

Derisa Riquelme beson që Messi do ta udhëheq PSG-në drejt trofeut të Ligës së Kampionëve, ai po ashtu parashikon rikthimin e tij të Barcelona në të ardhmen.

“Mendoj që Messi do ta fitojë Ligën e Kampionëve me PSG dhe do të pensionohet në Barcelonë”, thotë ai.

Messi (34) ka nënshkruar dy vite kontratë me PSG këtë verë, kështu që ai do të jetë lojtar pa kontratë në moshën 36 vjeçare përsëri, apo në vitin 2023. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme