Prince Ulliam personalisht ndërhyri për shpëtimin e një oficeri afgan

23:49 | 3 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Prince Ulliam ka ndërhyrë personalisht për t’i garantuar kalim të sigurtë një oficeri afgan, të cilin e njihte nga Sandhurst,

Duka i Cambridge, vendosi të ndërhyjë pasi dëgjoi se oficeri, të cilin e takoi gjatë trajnimit të tij në akademinë ushtarake në Berkshire, ishte bllokuar me familjen e tij në Kabul, pasi talebanët morrën pushtetin në fillim të këtij muaji, shkruan DM, transmeton portal arbresh.info

Oficeri i marinës mbretërore Rob Dixon ishte në gjendje të kontaktonte personelin në rajon dhe ish -kadetin, i cili mendohet se ka shërbyer në ushtrinë kombëtare afgane, dhe të afërmit e tij u lejuan të hipnin në një fluturim në aeroportin e Kabulit për në Britani.

Ndërhyrja e dukës vjen pasi Britania dhe Amerika zyrtarisht i dhanë fund pranisë së tyre ushtarake në Afganistan këtë javë – duke lënë pas qindra qytetarë dhe aleatë afganë të dëshpëruar nën mëshirën e talebanëve.

Sipas Daily Telegraph, oficeri afgan kishte punuar më parë ngushtë me trupat britanike dhe roli i tij e kishte lënë atë dhe familjen e tij, që përfshinte gra dhe fëmijë, në një pozitë të cenueshme brenda vendit.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka ndihmuar rreth 15 mijë njerëz që të largohen nga Kabuli, megjithatë ende nuk dihet saktësisht se sa persona që kanë punuar dhe ndihmuar ushtrinë britanike kanë mbetur pas./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme