Britania i ka dhënë Australisë katër milionë doza të vaksinës Pfizer.
Kryeministri Australian, Scott Morrison, tha se dozat ishin gati dhe do të shpërndaheshin në javët e ardhshme, duke dyfishuar sasinë e vaksinave që mbërrijnë në vend këtë muaj.
Australia po përpiqet të sigurojë vaksina shtesë nga aleatët në të gjithë botën pasi porositi fillimisht 10 milionë doza në nëntor të vitit të kaluar.
Gjysmë milion doza Pfizer zbarkuan dje pasi u bë një marrëveshje shkëmbimi me Singaporin.
Australia ka një nga përhapjet më të ngadalta të vaksinave mes vendeve të pasura, me vetëm 36.4 përqind të njerëzve mbi moshën 16 vjeç të vaksinuar plotësisht, sipas Regjistrit Australian të Imunizimit.
Dy shtetet më të populluara të vendit, Victoria dhe New South Wales, janë në izolim dhe po llogarisin vaksinimin e banorëve të tyre për të kontrolluar shpërthimin e variantit Delta, i cili filloi në Sidnei në mes të qershorit.
“Ta kam borgj një birrë”, i tha kryeministri australian atij anglezë, Boris Johnson, si shenjë falënderimi./KlanKosova/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...