Google ADS

Aksidentohet vetura e policisë, lëndohen 5 persona, 3 prej tyre policë

21:08 | 3 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën “Agim Ramadani”, rreth orës 19:30 në Prishtinë.

Në këtë aksident ishin të përfshira dy automjete, ku njëra nga to ishte veturë zyrtare e polcisë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Si pasojë e këtij aksidenti pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, tre nga ta zyrtarë policorë, si dhe personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësorë.

“Sot rreth orës 19:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë,  ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete, njëra nga to veturë zyrtare e policisë.

Si pasojë e aksidentit pesë persona ( tre nga ta zyrtarë policor)  kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë  dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/

Të ngjashme