Google ADS

Krasniqi: 79 pacientë me COVID-19 janë të kyçur në respiratorë

19:38 | 3 Shtator 2021
L G

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi tha së ditëve të fundit janë përballur me fluks të madh të pacientëve.

Krasniqi ka përmendur tri karakteristikat e variantit Delta.

“Para pesë ditëve kemi pasur numrin më të madh të pacientëve të cilët kanë kërkuar shërbime. Kemi numër të madh të të infektuarve në një periudhë të shkurtër kohore. Duket që varianti Delta ka fituar fuqi në agresivitetit të sëmundjes. Prekja edhe e grupmoshave të reja. Me gjithë këto karakteristika, ne kemi dy përparësi. Kemi arritur të stabilizojmë sigurimin me oksigjen dhe të stabiluzojmë furnizimin me barna nga lista esenciale falë MSh-së me 8 milionë euro në rishikim të buxhetit. Brenda dy ditëve, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar do të ketë edhe 750 profesionistë shëndetësorë”, theksoi ai.

Ai ka përmendur që në tri ditët e fundit ka pasur më shumë pacientë të kyçur në respiratorë.

“Na brengos numri i vdekjeve, mirëpo nga 1209 pacientë që sot po trajtohen në spitale mbi 1000 prej tyre janë në oksigjeno-terapi dhe kjo ka të bëjë me agresivitetin e sëmundjes. Asnjëherë nuk kemi pasur numër kaq të madh të rasteve që kanë pasur nevojë për oksigjeno-terapi. Jemi në javën e katërt që nga fillimi i rritjes së rasteve dhe nga aspekti shkencor te infeksionet respiratore karakterizohen me mundësi më të madhe të paraqitjes së komplikimeve në mushkëri dhe këtë po e vërejmë edhe ne si ShSKUK”, ka deklaruar tutje Valbon Krasniqi.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar ka paralajmëruar mundësinë që ditëve të ardhshme të ketë më shumë të vdekur nga coronavirus.

“Sot kemi 79 pacientë të kyçur në respiratorë, qoftë në CPAP apo të intubuar. Pra këto 3 ditët e fundit kemi rritje të numrit të pacientëve me respiratorë, dhe kjo ngre rrezikun që më shumë pacientë të përfundojnë me fatalitet”, deklaroi Krasniqi.

Të ngjashme