Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pranuar se janë refuzuar dy donacione me vaksina nga dy shtete evropiane.
Vitia në konferencë për media ka bërë të ditur se refuzimi i këtyre donacioneve është bërë duke përfillur rekomandimin e Komitetit për Vaksinim që gjendet në MSH, shkruan arbresh.info
“Po është e vërtet. Janë refuzuar disa donacione, për të vetmen arsye sepse Komiteti i Vaksinimit, i cili gjendet në Ministrinë e Shëndetësisë është një trup profesionale dhe rekomandimet e tyre, natyrisht që i marrim çdo herë parasysh”, është shprehur Vitia.
Ai, ka treguar edhe motivin e refuzimit të këtyre donacioneve.
“Kanë qenë oferta për donacione, për vaksina “AstraZeneca” , pas donacionit që e kemi marrë nga Norvegjia dhe të cilat po ashtu kanë pasur një afat skadence jo optimal që do të na kishte garantuar ë të administrojmë tek qytetarët tonë. Me rekomandimin e Komitetit të Vaksinimit natyrisht, ne me mirësjellje i kemi falënderuar dhe kemi refuzuar për shkak se ka pasur rrezik që edhe ato të mos mund t’i administrojmë për shkaqet që i ceka më latë” tha Vitia./arbresh.info/
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...