Është arrestuar personi i cili dje sulmoi tri vajza në Prishtinë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë bën të ditur se personi me inicialet L.V., është arrestuar dhe ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi që dyshohet se ka kryer veprat penale “ Lëndim i lehtë trupor” dhe “Ngacmim seksual”, transmeton arbresh.info
Po ashtu prokuroria ka iniciuar hetime edhe ndaj një personi tjetër të përfshirë në këtë rast.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se pas veprimeve të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, është arrestuar dhe ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personi me inicialet L.V., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 të KPRK-së dhe “Ngacmimi seksual”, nga neni 183 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Rasti ka ndodhur më 1 shtator 2021, në Rr. “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë, rreth orës 19:00, ku i dyshuari i lartcekur ka sulmuar me grushte dhe një mjet të fortë tri vajza.
Po ashtu, ju njoftojmë se prokuroria ka inicuar hetime edhe ndaj një personi të përfshirë në këtë rast, në drejtim të veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 380 të KPRK-së, që do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave.
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...