Me datë 03.09.2021, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, njësia Rajonale në Mitrovicë Veri ka pranuar informata relevante nga terreni se i dyshuari A.V.(1990) posedon substanca të dyshuara narkotike në shtëpinë e tij, transmeton arbresh.info.
Me urdhër verbal te Gjykatësit të Procedurës Paraprake si dhe me asistimin e njësisë së reagimit të shpejt të regjionit Mitrovicë Veri dhe të një njësie patrullues të stacionit policor Zveçan është bërë bastisja e shtëpisë se të dyshuarit së bashku me objektet përcjellëse të shtëpisë.
Gjatë realizimit të operacionit policor të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar si provë materiale:
Njësia e forenzikës ka dal në vend të ngjarjes dhe ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e dëshmive. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar Departamenti i Krimeve të Rënda i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale: Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge Neni 267 i KPRK-se; Mbajtje ne pronësi posedimi i pa autorizuar i armës Neni 366 i KPRK-se. Me urdhër të prokurorit dyshuari i caktohet ndalimi policor prej 48 orësh./arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë