Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë

12:28 | 3 Shtator 2021
A. B.

Shefi i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Petkoviq ishte paraparë që të qëndrojë në Kosovë gjatë ditës së premte dhe të shtunë.

Nga kjo zyrë kanë treguar për arsyet e vizitës që Petkoviq do ta bënte në Kosovë.

“Autoritetet në Prishtinë nuk i kanë lejuar hyrjen në Kosovë drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq, të vizitojë Kosovën. Sot dhe nesër, drejtori Petkoviq ishte paraparë të qëndrojë në Kosovës dhe të vizitojë disa subjekte afariste ku shteti i Serbisë ka siguruar vende të reja pune, si dhe të vizitojë disa familje në gjendje të rënd sociale dhe tu ofrojë ndihmë”, thuhet në njoftimin e kësaj zyreje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme